Kuka: Xhudistet kosovare po i njohin me realitetin shtetet mosnjohëse

Prishtinë | 27 Mar 2022 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Kosova ka siguruar edhe dy medalje nga Kupa Evropiane për Juniorë e zhvilluar ne Athinë të Greqisë.

Fatjona Kazapi fitoi medaljen e artë, kurse Erza Muminoviq doli nga kjo garë me medaljen e bronztë.

Këto paraqitje dhe ky sukses i xhudistëve e kanë lënë të kënaqur trajnerin e xhudos Driton Kuka i cili ka reaguar duke thënë se janë xhudistët ata që po i njoftojnë shtetet që nuk e njohin me realitetin ekzistues, derisa ka faolur edhe për punën që duhet bërë xhudistët tjerë që në këtë garë mbetën pa medalje.

Postimi i plotë i trajnerit Driton Kuka:

Kupa Evropiane U21 Athinë-Greqi!

Dy medalje për Kosovën

Traditë është bërë që shtetet që ende nuk na njohin, shkojnë xhudistat dhe i njoftojnë me realitetin.

Fatjona e artë sot ishte në krye të detyrës në kategorinë 57 kg. Mposhti me radhë garueset nga Izraeli, Polonia, Franca e në finale garuesen turke. Qasja e saj serioze ka filluar të jap frytet dhe sukseset.

Erza sot fitoi medaljen e bronztë dhe performanca e saj nuk ishte ajo që realisht e ka dëshiruar marr parasysh që ishte favorit për medalje të artë.

Në Athinë përshtypje të mirë lanë edhe Lorisi e Riosi që arritën të tregojnë që po vjen koha e tyre. Arritën të shënojnë fitore dhe me pak më shumë taktikë do hynin në zonën e medaljeve.

Dardani fitoj dy luftëra dhe realisht kishte potencial për medalje por diçka me përqendrimin e tij gjatë luftës nuk ishte si duhet.

Debora humbi dhe realisht ka potencial por shumë gjëra duhet t’i përmirësojë e po ashtu të përkushtohet seriozisht sepse s’ka kohë ma për qasje gjysmake.

Të ngjashme