Kuka zgjedhet trajneri më i mirë për xhudistet femra

Prishtinë | 19 Maj 2022 | 19:07 | Nga Ekonomia Online

Trajneri kosovar i xhudos, Driton Kuka, ka pranuar sot çmimin si “Trajneri më u mirë për xhudistet femra”, nga Unioni i Xhudos Evropiane.

Kuka tha se është i nderuar me çmimin, për të cilin tha se është i vetmi që i mungonte në koleksionin e tij.

“Ky ishte në fakt çmimi i vetëm që nuk e pata fituar ende në karrierën si trajner. Shpresoj që në të ardhmen të kemi më shumë rezultate të mira dhe më shumë medalje për Kosovën”.

Tutje trajneri tha se së shpejti do ketë disa projekte të rëndësishme për infrastrukturën e Xhudos në Kosovë.

“’Kombëtarja e Xhudos Kosovare’ do të jetë projekt i Qeverisë, dhe shpresoj që përmes këtij projekti të vazhdojmë të kemi rezultate të mira, dhe ta bëjmë xhudon sport më të popullarizuar në Kosovë”, tha trajneri nga Peja.

Të ngjashme