Kukësi “mbulon me ar” trajnerin serb,

Prishtinë | 29 Kor 2017 | 13:23 | Nga

Sot, në orën 11:00 do të bëhet prezantimi i Mladen Milinkoviç si trajner i ekipit të Kukësit për sezonin e ri futbollistik. Edhe pse ai ishte konfirmuar nëse mund ta themi kështu prej disa ditësh, sot do të bëhet prezantimi zyrtar në ambientet e klubit verilindor.

Ndërkohë që të gjithë flasin për zhurmën e madhe që u krijuar deri në marrjen e vendimit dhe
zyrtarizimin e emrit të ri, janë zbuluar dhe detajet e kontratës që Milinkoviç ka nënshkruar.

Mësohet, se kontrata që ka firmosur serbi është një vjeçare me mundësi rinovim. Pagesa e trajneri të ri
do të jetë 5 mijë euro në muaj ose në total 50 mijë euro në sezon. Ndërkohë që për serbin do të ketë
dhe bonuse në bazë të ecurisë dhe fitoreve të ekipit.

Nëse Kukësi fiton titullin nën drejtimin e serbit, ky i fundit do marrë dhe 30 mijë euro të tjera, në rast të kundërt, palët kanë rënë dakord për një gjobë 20 për qind të kontratës.

Ndihmësit e Milinkoviç do të jenë, Ivan Gvozdenoviç, që më parë kishte postin e zëvendës trajnerit te Tirana dhe Marko Jovanoviç me të cilin bashkëpunoi gjatë qëndrimit të Luftëtari. Dy ndihmës mësohet se do përfitojnë një pagë prej 1500 eurosh në muaj.

Kostoja e stafit të ri të Kukësit shkon 80 mijë euro, në rast se fitohet titulli shkon në 120 mijë euro,duke treguar qartë, se presidenti Gjici e ka “blerë” shtrenjtë trajnerin serb.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme