Kumbulla rezulton pozitiv me Coronavirus

Prishtinë | 10 Nën 2020 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi shqiptar i Romës, Marash Kumbulla, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Kumbulla e ka konfirmuar këtë në një postim në Instagram.

Ai është lojtari i radhës që ka konfirmuar se ka rezultuar pozitivë, pas Edin Xhekos, Federico Fazios, Davide Santonit e Lorenzo Pellegrinit.

“Përshëndetje të gjithëve! Në testin e fundit kam rezultuar pozitiv me COVID-19, për fat ndjehem mirë dhe nuk kam simptome. Asnjëri nuk mund të thotë se është plotësisht i sigurt nga virusi, kështu që dua tu rikujtojë të gjithëve të evitonin sjelljet që do të mund të rrezikonin shëndetin tuaj dhe gjithë tjerëve”, ka shkruar Kumbulla.

Kumbulla ishte paraparë të grumbullohej me Shqipërinë për ndeshjet e nëntorit, përfshirë edhe asaj të nesërme kundër Kosovës. Por shkaku i testimit pozitiv nuk i është bashkuar.

Të ngjashme