Kundërshtarët e mundshëm të Chelseat në Ligën e Kampionëve, ‘kokëdhimbje’ për Lampardin

Prishtinë | 11 Dhj 2019 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Chelsea e siguroi kualifikimin në raundin e 1/16-ave në Ligën e Kampionëve falë fitores në ndeshjen e fundit ndaj Lille.

‘Blutë’ vazhduan tutje me pozitën e dytë në grupin H, pas fitores befasuese të Valencias 0:1 ndaj Ajaxit, që do të luajnë në Ligën e Evropës.

Përfundimi në pozitën e dytë ia ka vështirësuar punët skuadrës së Frank Lampard në shortin që hidhet të hënën, përcjell lajmi.net.

Chelsea mund të përballet me një nga fituesit e këtyre grupeve PSG, Bayern, Juventus, Barcelona dhe RB Leipzig.

Pra, skuadrën londineze e pret një short i vështirë ende pa nisur.

Të ngjashme