Kundërshtarët e mundshëm të Dritës ose Prishtinës në garat e UEFA-s

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 15:44 | Nga

Federata e Futbollit e Kosovës ka paralajmëruar se nesër në një konferencë për media do të bëjë publike të dhënat se cilat klube kanë përmbushur kushtet për tu licencuar, sipas kritereve të UEFA-s.

Meqë paraprakisht, Insporti nëpërmjet burimeve të veta ka siguruar informatën se Vëllaznimi nuk i përmbush kushtet e licencimit, kjo i bie që janë vetëm dy opsione për klubet kosovare që garojnë në Evropë – Drita dhe Prishtina.

Duke presupozuar se këto dy klube do të përmbushin kriteret e UEFA-s, por duke mos paragjykuar se cila do të bëhet kampion, Insporti ju sjell pasqyrën e kundërshtarëve të mundshëm të ekipeve të Kosovës në garat evropiane.

Kampioni i Kosovës, sipas sistemit të ri të garave të UEFA-s për periudhën 2018-2021, do të fillojë rrugën drejt Ligës së Kampionëve në para kualifikime, meqë Kosova është e fundit në rangimin e federatave, sipas koeficientit të UEFA-.s

Kjo do të thotë se kampioni i Kosovës do të garojë me kampionin e San Marinos, Andorrës dhe Gjibraltarit dhe në rast se e kalon këtë rund do të marrë pjesë në rundin e parë të kualifikimeve.

Ndeshjet e këtij rundi zhvillohen në formë turneu, në Gjibraltar.

Deri më tani si kundërshtar i mundshëm është konfirmuar Santa Coloma si kampion i Andorrës, kurse Lincoln Red Imps, që pritet të shpallet kampion i Gjibraltarit ditëve të ardhshme dhe kampioni i San Marinos, që ende nuk dihet, do të konfirmohen më vonë nga UEFA.

Në Europa Ligë, ku të drejtën e garimit, e ka fituesi i Kupës së Kosovës, gjërat janë edhe më të qarta.

Përfaqësuesi i shtetit tonë, po ashut do të garojë në parakualifikime bashkë me 15 ekipe tjera nga vendet se Malta, Uellsi, Ishujt Faroe, Gjibraltari, Lituania e Andorra.

Këtu me short vendoset kundërshtari i ekipit tonë dhe zhvillohet një duel me sistemin vajtje – ardhje.

Ekipet e parakualifikimeve dhe rundit të parë të kualifikimeve për Champions League
Ekipet e parakualifikimeve dhe rundit të parë të kualifikimeve për Europa League
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme