Kundërshtari i radhës për Khabib Nurmagomedov

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Kampioni i pamposhtur në kategorinë e peshave të lehta në UFC, Khabib Nurmagomedov, realizoi një tjetër triumf duke e mposhtur kampionin e përkohshëm, Dustin Poirier.

Pas triumfit të të shtunës në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, ylli nga Dagestani riktheu titullin që i ishte marrë për shkak të pezullimit pas incidenteve në duelin kundër Conor McGregor.

Dhe pas suksesit në ‘UFC 242’, ESPN ka treguar se çfarë do të ndodhë në vijim me kampionin dhe cili është kundërshtari i ardhshëm i tij.

Tony Ferguson duhet të jetë rivali i tij i radhës, duke qenë se ky meç është edhe dueli që e presin tifozët e arteve të përziera marciale.

Kjo do të ishte përballja ndërmjet rekorderit 28-0 dhe fituesit të 12 ndeshjeve radhazi në UFC, diçka që të gjithë duan ta shohin.

Të ngjashme