Kundërshtari ia çau ballin, boksieri rus arrin të ruajë titullin me shumë mund

Prishtinë | 18 Dhj 2021 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Artur Beterbiev dhe Marcus Browne kanë prodhuar një meç brutal.

Në kuadër të kontestimit të titullit të light-heavyweight, Artur Beterbiev ka bërë një luftë të paparë ndonjëherë.

Boksieri rus pësoi një çarje të frikshme në ballë, në duelin me Marcus Browne, por kjo nuk e zmbrapsi atë nga lufta për titullin.

Dueli mund të ndërpritej në raundin e katërt, pasi boksierët përplasën kokën, por Beterbiev duroi dhe arriti të mposhte kundërshtarin e tij në raundin e nëntë.

36 vjeçari mbetet kështu kampion i unifikuar në light-heavyweight dhe ruan rekordin si kampioni i vetëm në boks aktualisht me rekord 100% nokaut. 17 fitore me 17 nokaute.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme