Kundërshtarja e Lorianës në çerekfinale

Prishtinë | 14 Kor 2019 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Loriana Kuka e ka nisur me sukse rrugëtimin e saj në Grand Prix Budapest 2019.

Kuka, e cila në këtë kompeticion garon në kategorinë deri në 78 kilogramë, e ka nisur me IPPON rrugën drejt medaljes së artë.

Raundi i parë nuk pati kundërshtare për Lorianën, kurse në raundin e dytë ajo pati punë me hungarezen Toth, të cilën e kaloi lehtësisht për të siguruar çerekfinalen, shkruan lajmi.net.

Në çerekfinale, Kuka do të ketë punë me kubanezen Kaliema Antomarchi, kundërshtare kjo e njohur për kosovaren.

Ndeshja mes Lorianës dhe Kaliemas pritet të filloj pas afërsisht 25 minutave.

Të ngjashme