Kupa e Kosovës: Ferizaj eliminon Gjilanin

Prishtinë | 18 Shk 2017 | 14:31 | Nga

Ferizaj, Trepça ’89 dhe Drenica janë kualifikuar tutje në Kupën e Kosovës

Skuadra e Ferizajt ka arritur që ta eliminoj Gjilanin nga Kupa e Kosovës. Hero i ferizajasve ishte Behluli, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 25-të, shkruan Express.

Kurse, tutje në Kupën e Kosovës është kualifikuar Trepça ’89, e cila ka mundur Hajvalinë me rezultat 3:0, dhe Drenica që fitoi përballë KEK-ut, me rezultat 3:0. /Express/

Rezultatet

Ferizaj-Gjilani 1:0

Hajvalia-Trepça ’89 0:3

Drenica-KEK-u 3:0

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme