Kupa e Kosovës në Basketboll organizohet në Rahovec, mësohen edhe çiftet

Prishtinë | 20 Jan 2020 | 13:41 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka nënshkruar marrëveshje me KB “Rahoveci”, për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës në basketboll

Alban Rama ushtrues detyre i kryetarit të KB Rahovecit tha se presin që të kenë edhe tifoz nga jashtë Kosova.

“Falënderoj federatën që na ka dhënë besimin për të dytën herë dhe jemi dëshmu si ekip për të organizuar një ngjarje të tillë dhe jemi të lumtur që në qytetin tonë të krijohet një atmosferë e basketbollit që nuk është parë ndonjëherë në Kosovë. Presim qe të kemi tifozë edhe prej jashtë Kosovës she dihet se sivjet super liga e Kosovës ka arrit ngritje. Ne kemi filluar menjëherë përgatitjet dhe jemi duke punuar që të krijojmë një program shumë më atrakriv se vitin e kaluar, tha ai.

Sekretarja e përgjithshme e FBK-së Elvira Dushku tha se organizimi do të mbahet prej 11 deri në 15 shkurt.

“FBK do ta zyrtarizoj nënshkrimin e marrëveshjet me KB Rahoveci për organizimin e Final 8 Të Kupës së Kosovës që do të mbahet në Rahovec prej 11-15 shkurt 2020. Ky organizim do të jetë madhështor si në aspektin e pjesëmarrjes së shikuesve dhe të ekipeve.Qe nga tash  e tutje do të vazhdojmë me përgatitje intensive”, tha ajo.

Besart Zeka sekretar i KB Rahovecit tha se llogo është ndërtuar mbi simbolin e rrushit që karakterizon Rahovecin.

“Llogo është ndërtuar mbi simbolin e rrushit që karakterizon Rahovecin , numri 8 është ndërtuar dhe paraqet kornizë e koshit. Kombinimi i ngjyrave është ngjyra e kaltër sepse është ngjyra e klubit nikoqir të Rahovecit”, tha ajo.

Me këtë rast janë bërë të ditura edhe çiftet e 8-së së finales së Kupës së Kosovës dhe terminet e lojës.

Të ngjashme