Kupa e Kosovës sjell sfida në mesjavë

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e tretë në Kupën e Kosovës në basketboll në konkurrencën e meshkujve.

Përballja e parë do të jetë sonte ndërmjet Megasport dhe Kerasan Prishtinës.

Ndërkohë, të mërkurën, Golden Eagle Ylli B do të ndeshet me Prishtinën e Re.

Dy ndeshjet e fundit do të zhvillohen të enjten, ku do të përballen Vushtrria me Lipjanin dhe Vëllaznimi me Dritën.

Më pas do të zhvillohet edhe një xhiro, ku do të përcaktohen tetë skuadrat që do të luajnë në ‘Final 8’.

Xhiro 3

E martë
20:30 Megasport – Kerasan Prishtina

E mërkurë
19:00 Golden Eagle Ylli B – Prishtina e Re
E enjte

19:15 Vushtrria – Lipjani
20:00 Vëllaznimi – Drita.

Të ngjashme