Kupa e Mbretit në Spanjë: Barcelona luan me Leganes, Real Madrid me Zaragozën

Prishtinë | 24 Jan 2020 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Reali i Madridit dhe Barcelona janë njohur me kundërshtarët për fazën e 1/8-ave të Kupës së Mbretit. Kampionët në fuqi të Spanjës në këtë fazë do të kenë përballë një ekip po nga La Liga, Leganes, ndërsa klubi mbretëror do të sfidohet nga Real Zaragoza, një nga skuadra më në formë të La Liga2.

Një përplajse e nxehtë është edhe Real Sociedad Osasuna, ndërsa skuadra që turpëroi Atleticon e Madridit, Cultural Leonesa do të tentojë të përsërisë mrekullinë edhe ndaj Valencias. Kjo është tabelë me 8 çiftet e e përcktuara nga shorti.

Të gjitha përballjet e kësaj fazë do të luhen nga data 28 deri më 30 janar./supersport.al/

Të ngjashme