Kupa e Shqipërisë, Tirana kualifikohet mes drithërimash. Eliminohet Partizani

Prishtinë | 03 Pri 2019 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Tirana kualifikohet me vështirësi në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Ekipi bardh e blu u mposht 2-0 në takimin e kthimit në Laç, por falë suksesit të thellë 3-0 në “Selman Stërmasi” preu biletën për raundin tjetër.

Kurbinasit iu afruan mrekullisë duke shënuar dy gola në pjesën e parë me Shtubinën dhe në fillim të fraksionit të dytë me Çokajn, por me gjithë presionin e ushtruar gjatë pjesës së mbetur të lojës, nuk mundën të gjenin një tjetër gol që do ta çonte sfidën në shtesë.

Ndërkohë, Partizani u eliminua nga Kupa e Shqipërisë pasi u mposht edhe në takimin e dytë me Luftëtarin në Gjirokastër. Të kuqtë bënë pak për të përmbysur rezultatin e takimit të parë. Goli që u dha qetësinë bluezinjve u shënua nga Duna me 11-metërsh, në minutën e 34-t.

Top Channel

Të ngjashme