‘Kuqezinjtë’ me statistika më të mira se Izraeli

Prishtinë | 14 Tet 2018 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Shqipërisë sonte do të luajë ndeshjen ndaj Izraelit nga ora 20:45 në stadiumin “Toto Turner” në Be’er Sheva të Izraelit.

Drejtësinë në këtë takim do ta ndajë arbitri italian, Paolo Mazzoleni, njofton TCH.

Izraelitët vijnë në këtë përballje pas fitores me përmbysje rezultati pak ditë më parë ndaj Skocisë duke ndalur kështu serinë negative prej katër humbjeve radhazi në shtëpi, por problem për ta mbetet shënimi i golave pasi që golat e shënuara ndaj skocezëve ishin të parat prej marsit të vitit 2017.

Me katër fitore, një barazim dhe pesë humbje në ndeshjet si mysafir ‘Kuqezinjtë’ kanë bilanc më të mirë se në ndeshjet në shtëpi, ku kanë tre fitore, një barazim dhe gjashtë humbje.

Përballja e fundit mes këtyre dy përfaqësueseve e luajtur në ‘Elbasan Arena’ i ka takuar djelmoshave të Panuccit me rezultat 1-0.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme