Shqipëria ka mbyllur me humbje minimale nga Italia kualifikimet për Botërorin Rusia 2018.
Antonio Candreva realizoi golin e vetëm në fitoren 0 me 1 të italianëve.
Kjo ndeshje u mbyll me fitoren e “Axurrëve” por një takim që Shqipëria ishte mjaft e barabartë, madje duke pasur edhe raste shënimi.
Në Grupin G, Shqipëria përfundon si e treta me 13 pikë të tubuara. Direkt në Botëror nga ky grup shkon Spanja me 28 pikë, e Italia shkon në fazën e “Play-Offit” me 23 pikë të tubuara. Pas Shqipërisë renditen Izraeli, Maqedonia dhe Lihtenshtajni.