Kur Barcelona tallej me Romën pas hedhjes së shortit (Foto)

Prishtinë | 11 Pri 2018 | 15:10 | Nga

Barcelona disa javë më parë ishte tallur me Romën pas tërheqjes së shortit.Shorti i tërhequr për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve në muajin mars, përcaktoi Romën përballë Barcelonës.

Ky short ishte cilësuar si shumë i lehtë për Barcelonën, me gazetën katalanase SPORT që e konsideroi atë një pengesë lehtësisht të kalueshme.

“Një bonbon”, ishte titulli i gazetës nga Barcelona rreth shortit të çerekfinales.“Fati i buzëqesh Barcelonës në short, dhe ata ëndërrojnë për tripletën.

Në short bie AS Roma, kundërshtari që ata dëshiruan në short për çerekfinale”, vazhdonte shkrimi i gazetës.

Kurse, e kundërta ndodhi, ani pse Barcelona fitoi me rezultat të thellë 4:1 në ndeshjen e parë në “Camp Nou”.

Në ndeshjen e kthimit në “Olimpico”, romakët shkatërruan ekipin katalan, duke e përmbysur me rezultat 3:0.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme