Kur titulli i kampionit mbërrin me një mesazh

Prishtinë | 12 Qer 2020 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Herën e kaluar që portieri belg Simon Mignolet e festoi një titull, ai ishte në një podium në Madrid, kishte një medalje të varur në qafë dhe përqafonte shokët e tij të Liverpoolit teksa të gjithë festonin triumfin në Ligën e Kampionëve.

Fishekzjarrët shpërthyen në ajër dhe dhanë shkëlqim me ngjyrë të kuqe, ku tifozët e Liverpoolit i shihnin lojtarët si heronj. Festa zgjati deri ditën tjetër. Këtë herë, sidoqoftë, gjërat ishin ndryshe. Mignolet ishte ulur në shtëpi kur ekrani i tij i telefonit u ndez. Ishte një mesazh në “WhatsApp” nga oficeri i ndërlidhjes së lojtarëve në Club Bruges, ekip në vendlindjen e tij në Belgjikë, të cilit i ishte bashkuar verën e shkuar. Në fakt, një mesazh i tillë i ishte dërguar gjithë skuadrës.

“Sezoni është anuluar”, ishte teksti. “Ne jemi shpallur kampionë”.

Së shpejti, ekrani i tij u mbush me “emoji festive”, ndërsa shokët e tij të skuadrës i uruan njëri-tjetrit. Mignolet ishte krenar për atë që ai dhe ekipi i tij kishin arritur: Ishte hera e parë që ai kishte fituar kampionatin e tij kombëtar. Ai nuk shqetësohej se nuk ishte e merituar. Por ai e dinte që diçka mungonte.

“Kjo ndjenjë e fitimit të diçkaje”, tha ai, ndërsa kërkoi për atë që i mungonte. “Ishte sikur të kishit kaluar një provim. Ose të merrni patentë shoferin tënd”.

Gjatë javëve të fundit, dhjetëra futbollistë në të gjithë Evropën e kanë gjetur veten në të njëjtën pozitë si Mignolet dhe shokët e tij të skuadrës: të shpallur si kampionë me formulë, në vend se të konfirmohen si të tillë në fushë, pasi ligat zgjodhën t’i mbaronin sezonet e tyre më herët.

Të ngjashme