Kur vjen puna tek ndërhyrjet e palejuara, Liverpooli është skuadra më e mirë në 35 ligat evropiane

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Klubi i madh anglez, Liverpooli është skuadra më ‘fer’ në Evropë apo thënë ndryshe ekipi që shkakton më pak faulle se të gjithë.

Reds kanë bërë fillimin më të mirë të një sezoni në histori të Ligës Premier, duke qëndruar të pamposhtur dhe duke lënë pikë në vetëm një ndeshje gjatë gjithë sezonit.

Kritika e vetme e tifozëve tjerë për epërsinë e tyre dhe nuk po themi se kjo është e saktë, në asnjë mënyrë – është se ata kanë pasur ndihmën e VAR-it gjatë rrugës.

Megjithatë, edhe nëse ndodh, ky është një faj i teknologjisë, jo i Liverpoolit. Askush nuk mund t’i akuzojë ata se udhëheqin kampionatin me sende “jo-fer”.

Në fakt, sipas Qendrës Ndërkombëtare për Studime Sportive, CIES, Reds janë statistikisht ekipi më ‘fer’ në Evropë.

View image on Twitter

Po, kjo do të thotë në secilën prej 35 ligave të kontinentit, duke gjykuar nga numri i faulleve për lojë.

Skuadra e Jurgen Kloppit bënë një mesatare prej vetëm 8.1 faullesh për ndeshje këtë sezon.

Sidoqoftë, Observatori i Futbollit vëren se “kjo lidhet pjesërisht me stilin më pak të rreptë të gjyqtarëve në Ligën Premier”, me 20.4 faulle të dhënë për lojë në krahasim me një mesatare prej 27.2 faullesh në ligat e tjera.

Si rezultat, disa ekipe të Ligës Premier kanë bërë mjaft mirë; Liverpool, Neëcastle, Bournemouth, Leicester, Chelsea, Norëich, Tottenham dhe Manchester City janë të gjithë në 20 vendet e para.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme