Kurtishi dhe Leskovci ndajnë drejtësi në Kampionatin Evropian

Prishtinë | 13 Kor 2016 | 14:14 | Nga

Alban Kurtishi dhe Xhelal Leskovci po ndajnë drejtësinë në Kampionatin Evropian të Fluturimeve të lira me Paragllajd.

Gjyqtarët nga Kosova, të licencuar nga Federata Ndërkombëtare Aeronautike (FAI), Alban Kurtishi dhe Xhelal Leskovci janë përzgjedhur për të ndarë drejtësinë në Kampionatin Evropian të Fluturimeve të lira me Paragllajd (Disciplina në precizion).

Ky organizim që është një nga ngjarjet kryesore ndërkombëtare në aeronautikë, i cili po mbahet ne Vilnius, Lituani.

Deri më tani, referët kosovarë janë vlerësuar me nota maksimale nga organizatorët, ndërsa nga pilotët janë duke u cilësuar si gjyqtarët shumë profesional dhe të pagabueshëm.

Me këtë trend, dy gjyqtarët Kosovarë pritet që vitin e ardhshëm të ndajnë drejtësinë në Kampionatin Botërorë të Paragllajdizmit e cila do të mbahet në Vlorë, Shqipëri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme