Kurzawa në plane të Barcelonës

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Barcelona po mendon të transferojë mbrojtësin anësor francez të Paris Saint-Germainit, Layvin Kurzawa, shkruan “Sport” të martën, transmeton Koha.net.

Kurzawa 27-vjeçar do të jetë lojtar i lirë në verë, pasi t’i skadojë kontrata me Parisin. Për të kanë shprehur interesim edhe Liverpooli e Arsenali.

Kurzawa i ka luajtur 13 ndeshje me Francën.

Ai i ishte bashkuar Parisit për 25 milionë euro nga Monaco në verën e vitit 2016 dhe ka luajtur 123 ndeshje për klubin, duke i fituar 13 trofe nacional, përfshirë tri herë rresht Ligue 1.

Të ngjashme