Kush do ta fitojë “Këpucën e Artë” në “Euro 2020”?

Prishtinë | 26 Qer 2021 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë në “Euro 2020”. 36-vjeçari ka realizuar 5 gola.

Përveç titullit, në Kampionatin Evropian ka futbollistë që luftojnë për çmime individuale, më i rëndësishmi “Këpuca e Artë”, për golashënuesin më të mirë.

Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë në “Euro 2020” deri më tani.

Ai shënoi pesë gola në fazën e grupeve.

CR7 arriti që në tri ndeshje në fazën e grupeve të arrijë rekordin historik të Ali Daei, me 109 gola të shënuar për Kombëtare dhe i duhet vetëm edhe një për ta thyer atë.

Pas Ronaldos, për Këpucën e Artë po luftojnë lojtarë si Wijnaldumin e Holandës me tri, aq sa kanë edhe Lukaku, Schick, Lewandowski etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme