Kushtet që duhet të plotësohen për blerjen e Hysajt nga Roma

Prishtinë | 10 Tet 2019 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Elseid Hysaj mbetet objektivi kryesor i Romës në merkaton e janarit.

Për këtë arsye, drejtori sportiv i verdhekuqve, Petrachi, ka nisur bisedimet me menaxherin e shqiptarit, Mario Giuffredi.

Që kjo lëvizje të kryhet, duhet të plotësohen dy kushte: Napoli duhet ta ulë ndjeshëm kërkesën financiare për shkodranin, duke e përgjysmuar nga 20 në 10 milionë euro, ndërsa Roma duhet të marrë “ok”-in nga Chelsea për kthimin e Zapacostas në Londër, hipotezë e parashikuar edhe në kontratën e huazimit, e firmosur në muajin gusht.

“Kushtet e jashtëzakonshme”, që duhet të zgjidhnin marrëveshjen në janar, në fakt kanë të bëjnë me situatën e mundshme emergjente të Chelsea-t në krahët e mbrojtjes.

Duke patë që futbollisti është dëmtuar rëndë në gju, zonja Marina Granovskaia (drejtuesja e lartë e bluve të Londrës) mund të ketë interes për ta ndjekur nga afër riaftësimin e një pasurie të klubit.

Roma, për arsye të stilit të saj të sjelljes dhe ndjeshmërisë, nuk do të kërkojë kthimin që në janar të Zapacostas te Chelsea, por nëse klubet bien dakord, në Trigoria duhet të kërkojnë një zgjidhje të shpejtë. Në këtë optikë, Hysaj mbetet një alternativë e vlefshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme