Kushtrim Bajraktari, nën-kapion botëror në Bodibilding dhe Fitnes thotë se nuk ka mbështetje

Prishtinë | 15 Nën 2019 | 12:50 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Federata e Bodibildingut dhe Fitnesit të Kosovës ka mbajtur konferencë për medie pasi që fitoi medalje të argjend në kampionatin botëror, raporton Ekonomia Online

Esat Lata, kryetar i kësaj federate, fillimisht prezantoi rezultatet që kanë arritur gjatë këtij viti. Më pas ai tha se nuk kanë marrë përkrahjen e duhur nga ministria.

“Si Federatë kemi filluar një vit të mbarë suksesi më i madh ishte për garuesin Kushtrim Bajraktari i cili tregoj rezultatet dhe shumë garuesve se vetëm me punë arrihet gjithçka. Ne nuk do të ndalemi me këtë, ky rezultat nën-kapion bote është për herë të parë në federatën tonë dhe në ish-Jugosllavinë e mëparshme nuk ka ndodhë ndërsa ne si Kosovë e kemi”.

“Në kampionatin botërorë të emirateve të bashkuara kemi pas një përfaqësim serioz dhe dinjitoz me të cilën mburrem unë si kryetar dhe mburret Kosova. 89 shtete kanë qenë pjesëmarrës dhe në kategorinë e Kushtrimit kanë qenë 29 garues dhe është nderë për ne ku ka mbërri ky”.

“Shpresoj që edhe shumë sportistë të tjerë të arrijnë dhe njontributi jonë të jetë i mjaftueshëm për garuesit. Në mungesë të buxhetit na ka ndihmuar Komiteti Olimpik, ndërsa me ministrinë kemi telashe dhe atyre ju takon të jenë më përgjegjës”.

Sekretari  gjeneral në federatë, Samir Dragusha tha se këtë vit kanë pasur rezultate shumë të mira, raporton EO.

“Pas aktivitete të fundit të kampionatit botëror që u organizua në Emiratet e Bashkuara, federata Kosovës kishte 9 garues dhe Kushtrimi Bajraktari nën-kapion që zuri vendin e dytë. Këtë vit kemi pas rezultate të mira edhe në kampionatin evropian ku kishim një vend të dytë dhe të tretë”.

Kryetar i Komitetit Olimpik, Besim Hasani tha që inkurajomë të gjithë sportistë që të marrin pjesë në gara të tilla.

“Një sukses i jashtëzakonshëm, i cili është vazhdë e suksese që po arrij Federata e Bodybuilding në të cilën kanë marrë pjesë shumë shtete dhe konkurrenca ka qenë e jashtëzakonshme por fal punës të tij arrihet gjithçka”.

“Komiteti Olimpik në bashkëpunim me ministrinë po kujdeset që sportistëve elitare t’i shpërblejë në konform rregullores që është në fuqi nga viti 2013 dhe inkurajojmë të gjithë sportistë të punojnë me zemër dhe pasion dhe ta nderojnë vetën dhe Kosovën”.

Kushtrim Bajraktari, nën-kapion botëror, tha që gara për të ka qenë shumë e vështirë sepse Kosova nuk ka marrë mbështetje nga institucionet.

“Për mu viti 2019 ka qenë një vit maratonik dhe ne të 5 garat i kam sjellë 5 medalje dhe medaljet që kanë blerë është vendi i parë Ballkanit, nën-kapion i botës në kampionatin botëror”.

“Është një punë e gjatë dhe kërkon sakrificë dhe ne si shtet i Kosovës e kemi shumë të vështirë me i arritur këto rezultate sepse me garuesit tjerë. Shtete të cilat kishin ardhur në mënyrën më të përgatitur mirëpo kësaj here triumfova, por mendoj që është një rezultat shumë i madh”.

Të ngjashme