Ky do të jetë super përforcimi i radhës për Kosovën

Prishtinë | 12 Sht 2019 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Kosovës pritet të angazhojë një tjetër lojtar. Për dallim nga ardhjet tjera, kjo e radhës pritet të jetë më e veçantë.

Ai është Nexhip Uysal, kapiteni i Besiktasit, që ka prejardhje nga Kosova, mëson Gazeta Olle nga burime pranë Federatës së Futbollit të Kosovës.

Mësohet se menaxherët e lojtarit kanë nisur të interesohen për procedurat e pajisjes me pasaportë të Kosovës.

Tri vjet më parë, Uysal kërkohej me ngulm nga ish-përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, sipas të cilit fillimisht Uysal kishte pranuar të luante për Kosovën, por më pas nuk dihen arsyet e mos ardhjes.

Nexhipi është 28-vjeçar. Është kapiten i Besiktasit, por që këtë sezon nuk e ka nisur mirë kampionatin, pasi trajneri është duke e lënë më shumë në bankinë.

Ai ka edhe një ndeshje me Kombëtaren A të Turqisë, të luajtur në vitin 2010.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme