Ky do të jetë trajneri i ri i Barcelonës në dhjetor

Prishtinë | 07 Nën 2019 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Presioni është te Ernesto Valverde dhe Barcelon, ndërsa Claudio Borghi beson se madje mund të ketë një ndryshim në mes të sezonit në ‘Camp Nou’, me trajnerin e River Plate Marcelo Gallardo një kandidat për ta marrë drejtimin e skuadrës.

Borghi, një fitues i Kupës së Botës me Argjentinën në vitin 1986 dhe tani një analist i TV-së, deklaroi se Gallardo mund të punësohej nga klubi katalunas para fillimit të vitit.

“Gallardo do të jetë trajneri i Barcelonës në dhjetor”, tha ai, transmeton lajmi.net.

“Ai është një nga trajnerët më të mirë në botë”.

“[Presidenti i River Plate Rodolfo] D’Onofrio tha se ai do të largohej vetëm duke dhënë dorëheqje, por këtë e di nga një burim i drejtpërdrejtë”, zbuloi Borghi. 

Të ngjashme