Ky është emri i vajzës së porsalindur të Cristiano Ronaldos

Prishtinë | 08 Maj 2022 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Bella Esmeralda, është emri i vajzës së porsalindur të Cristiano Ronaldos.

Ai së bashku me gruan e tij Georgina Rodriguez e kanë bërë publik emrin.

Gruaja e CR7 i ka shpërndarë disa fotografi të vajzës e cila lindi më 18 prill.

Ronaldo kishte pritur binjakë me partneren e tij, por fatkeqësisht humbën djalin e tyre.

Krahas fotos portugezi shkruan “Përgjithmonë Dashuri” së bashku me një zemër dhe një emoji lutjeje.


Të ngjashme