Ky është futbollisti që pritet ta zëvendësojë sonte Arbër Zenelin ndaj Bullgarisë

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 19:18 | Nga Ekonomia Online

Na ndajnë vetëm edhe disa orë nga ndeshja e xhiros së tretë e Përfaqësueses së Kosovës në Grupin A, e cila zhvillohet ndaj Bullgarisë.


Bullgaria dhe Kosova takohen sonte në “Vasil Levski” me fillim prej orës 20:45. Këto dy skuadra ndajnë pozitën tre dhe katër në grup me nga 2 pikë të fituara deri më tani, por bullgarët kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Përzgjedhësit të Kosovës, Bernard Challandes, iu shtuan problemet pas ndeshjes ndaj Malit të Zi, ku lëndim pësoi Arbër Zeneli, i cili do të jetë mungesë e madhe për “Dardanët” sonte, duke patur parasysh se 24 vjeçari është golashënuesi më i mirë i Kosovës – me 6 gola të shënuar.

Por, kush do të jetë zëvendësuesi i tij? Sipas të gjitha gjasave vendin e tij sonte do ta zë Edon Zhegrova, i cili edhe në ndeshjen ndaj Malit të Zi kishte hyrë në vendin e Zenelit, pasi lëndimit që ai kishte pësuar.

Kujtojmë që përveç Arbër Zenelit, Kosovës i mungojë edhe treshja e mesfushës; Valon Berisha, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala.

Të ngjashme