Ky është gjyqtari i finales së Superkupës së Evropës

Prishtinë | 02 Gus 2018 | 16:43 | Nga

Arbitri polak, Szymon Marciniak, do të ndajë drejtësinë mes Real Madridit dhe Atletico Madridit në finalen e Superkupës së Evropës.

37-vjeçari nga Plock do të shoqërohet nga pesë bashkatdhetarë: gjyqtarët ndihmës Pawel Sokolnicki dhe Tomasz Listkiewicz, gjyqtarët ndihmës shtesë Pawel Raczkowski dhe Tomasz Musiał. Ovidiu Alin Hategan arbitër nga Rumania do të jetë arbitri i katërt.

Finalja do të luhet në datën 15 gusht orën 21:00 në “Lilleküla Stadium” në Estoni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme