Ky është gjyqtari serb i finales së Kievit

Prishtinë | 26 Maj 2018 | 12:56 | Nga

Gjyqtari serb i cili ishte shpallur gjyqtari më i dobët i Kampionatit Botëror të vitit 2014 do të gjykojë sonte takimin ndërmjet Real Madridit dhe Liverpoolit.

Komisioni i Gjyqtarëve i UEFA-s e kishte konfirmuar emërimin e tij tash e sa kohë dhe kur dihen kundërthëniet me vendimet e gjyqtarëve deri më tash në Ligën e Kampionëve, nuk duhet harruar se pikërisht gjyqtari mund të jetë një prej faktorëve të rëndësishëm në këtë ndeshje.

Gjyqtari i ndeshjes finale në Champions League, është serbi Milorad Maziq, gjyqtar ndërkombëtar që nga viti 2009 dhe është ndër të zgjedhurit e FIFA-s po ashtu, për të marrë pjesë në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Maziq shkaktoi pakënaqësi dhe polemika në dy ndeshjet që i kishte referuar, të dyja në faze grupeve, atë në mes të Gjermanisë dhe Portugalisë, e po ashtu edhe ndeshjen Argjentinë – Iran.

Në ndeshjen Gjermani – Portugali, gjyqtari serb akordoi një penallti shumë të kontestuar në të mirë të gjermanëve dhe në të njëjtën kohë e largoi mbrojtësin Pepe me karton të kuq.

Gjatë këtij sezoni, Maziq kishte ndarë drejtësinë në pesë ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe dy në Europa League, asnjë takim të dy ekipeve finaliste, Real Madrid e Liverpool.

Të ngjashme