Ky është mesfushori defanziv më i mirë në Premier League

Prishtinë | 01 Shk 2017 | 09:33 | Nga
Padyshim se njëri ndër lojtarët krucial në suksesin e Chelseat këtë edicion ka qenë N’Golo Kante

Impakti i tij ka qenë i menjëhershëm që prej transferimit nga Leicester City në verë, duke vazhduar me paraqitje të njëjta si të një sezoni më parë kur kishte qenë ndoshta më meritori në triumfin senzacional të Leicester Cityt në kampionatin anglez.

Ai është i paprekshëm në pozitën e tij, dhe luan në çdo ndeshje në kampionat, me përjashtime në përballjet e Kupës, kur pushohet nga Conte.

Mesfushori francez është lojtari i vetëm në Premier League që ka fituar më shumë se 50 duele dhe ka realizuar më shumë se 50 ndërhyrje deri tani këtë edicion.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme