Ky është misioni i Courtois për ndeshjen ndaj Huesca

Prishtinë | 09 Dhj 2018 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Real Madrid do ta luaj ndeshjen e radhës në udhëtim tek Huesca në kërkim të fitores së tretë si mysafirë në La Liga.
Në shtatë ndeshje në udhëtim, Real Madrid ka vetëm dy fitore, në ndeshjet kundër Girona dhe Celta Vigo.

Në ndeshjen e fundit në udhëtim, “Los Blancos” kanë pësuar me rezultatin 3:0, në një ndeshje ku nuk pati asnjë shenjë pozitive.

Por, në ndeshjen që do të zhvillohet sot, portieri Thibaut Courtois ka një mision, e që është ta mbajë portën të paprekur, shkruan “Marca”, transmeton lajmi.net.

Mbetet të shihet nëse belgu do ta arrijë një gjë të tillë kundër Huescas.

Kujtojmë se ai ishte më i miri në fushë në humbjen 3:0 të Real, duke mos lejuar që humbja të bëhet edhe më turpëruese.

Të ngjashme