Ky është tifozi i vetëm që bëri foto me Ibrahimovicin

Prishtinë | 27 Mar 2021 | 21:25 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Suedisë do të luajë nesër me Kosovën në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Ekspedita suedeze sot ka arritur në Kosovë, teksa kanë zhvilluar edhe stërvitjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Express.

Me ekipin suedez është edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili ka shumë tifozë edhe në Kosovë

Një tifoz i vogël i Ibrahimovicit, Amar Maloku ka arritur që të bëjë një foto me yllin e Milanit.

Ai në duar mbante një fotografi të Ibras, teksa u fotografua me idolin e tij të futbollit.

Të ngjashme