Ky futbollist e ka rrogën më të madhe se presidenti i Kosovës.

Prishtinë | 03 Shk 2019 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Që prej pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, janë rritur ndjeshëm pagat që klubet kosovare u ofrojnë futbollistëve.

Ekipi nga Drenasi, Feronikeli, është kampion sa i përkes pagave që ua jep lojtarëve.

Futbollisti më i paguar në Supërligë, është Hamed Kone.

Ky i fundit u transferua gjatë janarit te Feronikeli, dhe paguhet 3500 euro bruto në muaj.

Kjo do të thotë se Kone e ka pagën 627 euro më të madhe se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili merr 2873 euro në muaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme