Ky pritet të jetë formacioni i Anglisë për ndeshjen në “Fadil Vokrri”

Prishtinë | 17 Nën 2019 | 10:31 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Anglisë do të zbarkojë sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë.

Ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Euro 2020, kombëtarja e Anglisë do ta luajë në Prishtinë, ku kanë gjetur një pritje jashtëzakonisht të ngrohtë, shkruan lajmi.net.

Përkundër pritjes që kanë gjetur këtu, kombëtarja angleze futet me një synim të vetëm – tri pikët.

Tek kombëtarja e Anglisë me shumë gjasë do të jetë startues Raheem Sterling, i cili do të mbështetet nga Hudson Odoi e Tammy Abraham, pasi me gjasë Kane do të pushohet, dhe trajneri është shprehur se mund t’i jap hapësira yllit të Chelsea.

Sistemi që pritet të përdoret nga Southgate është ai 4-3-3. Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionin e mundshëm të Anglisë, për ndeshjen ndaj Kosovës. 

Të ngjashme