Ky televizion e transmeton ndeshjen Feronikel-Milan

Prishtinë | 03 Kor 2019 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja e vitit në Kosovë pritet të zhvillohet më 10 gusht në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kampioni aktual i Kosovës, Feronikeli, do t’i mas forcat me super fuqinë evropiane, skuadrën italiane Milan.

“Kuqezinjtë” kanë shumë tifozë në Kosovë e më gjerë ndërsa RTV Dukagjini ka kënaqësinë të konfirmoi se ka marr të drejtë ekskluzive të transmetimit të kësaj ndeshje miqësore e cila do të jetë më shumë se spektakël.

Përveç yjeve aktuale të Milanit, në Prishtinë pritet të zbarkojnë edhe legjendat e kësaj skuadre si Paolo Maldini, Zvonimir Boban e Andrei Shevenchenko që kanë role të tjera në klub.

Të ngjashme