Ky trajner i Premierligës pritet ta marrë drejtimin e Chelseat

Prishtinë | 07 Sht 2022 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Chelsea ka vendosur ta shkarkojë trajnerin Thomas Tuchel.

Lajmi është bërë i ditur tani nga vet klubi londinez përmes një komunikate për media.

Klubi tha se s’do të bëjë njoftime tjera dhe se po punojnë për emërimin e trajnerit të ri, kurse qysh tani kanë dalë zërat për zëvendësuesin e Tuchel.

Bëhet fjalë për Graham Potter, i cili aktualisht është trajner i Brighton në Premierligë, shkruan Gazeta Express.

Këto janë raportimet që vijnë nga Londra, ndërsa ende nuk ka diçka konkrete.

Të ngjashme