Kylian Mbappe flet për festimin e kopjuar të Trent Alexander-Arnold

Prishtinë | 21 Jan 2020 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Kylian Mbappe ka folur për Trent Alexander-Arnold, pasi ky i fundit e kishte kopjuar festën e tij para disa ndeshjeve.  

Mbrojtësi i Liverpoolit festoi sikurse ylli francez, në ndeshje kundër Leicester Cityt, kur edhe shënoi një gol të shkëlqyer.

Alexander-Arnold vrapoi te tifozët e Liverpoolit dhe duke festuar sikurse Mbappe.

Ylli i PSG nuk ka asnjë problem me festën e anglezit, duke shtuar se është një tifoz i madh i mbrojtësit të djathtë.

“Po, unë pashë! Jam krenar. Ai djalë është i mahnitshëm”.

Mbappe ka qenë i lidhur me një transferim në Liverpool, por duket shumë e vështirë kalimi i tij në Angli, por kjo nuk e pengon të flas mirë për klubin.

“Ajo që Liverpooli bën në këtë moment është e mahnitshme. Ata janë si një makinë”.

“Ata kanë humbur zero ndeshje. Kur shikon se mendon se gjithçka është e lehtë, por nuk është ashtu. Djemtë janë të përqendruar, ata luajnë ndeshje çdo tre ditë dhe fitojnë, fitojnë, fitojnë”, ka thënë Mbappe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme