La Liga heton gjendjen e mjerë të fushës së Valladolidit

Prishtinë | 27 Gus 2018 | 09:55 | Nga

La Liga ka hapur hetimet për gjendjen e fushës së Real Valladolidit në stadiumin “Jose Zorrilla”, pas humbjes 1:0 nga Barcelona, të shtunën mbrëma.

Bari i fushës, që nisi të shkatërrohej gjatë nxehjeve, ishte vendosur vetëm të martën dhe pengoi shumë lojën e dy skuadrave, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Lojtarët e të dyja skuadrave e kishin të vështirë të kontrollonin topin dhe Barcelona nuk ishte në gjendje të zbatonte stilin e saj të lojës me pasime të shpejta, ndërsa ndeshja u bë më bizare pasi lojtarëve u kërkohej të kthenin në vend copa të fushës që dilnin nga vendi.

“Pas përfundimit të ndeshjes mes Valladolidit dhe Barcelonës do të hapet rast disiplinor për të qartësuar se kush është fajtor për gjendjen e fushës në stadiumin “Jose Zorrilla”, që nuk ka plotësuar kriteret minimale të kërkuara për gara”, është thënë në komunikatë të La Ligas spanjolle.

Ndërkohë presidenti i La Ligas, Javier Tebas, në Twitter ka shkruar gjatë ndeshjes se fusha nuk plotëson kriteret minimale për garat në La Liga .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme