La Liga insiston për një ndeshje në Miami

Prishtinë | 18 Tet 2019 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Liga e Spanjës nuk po heq dorë nga ideja që një ndeshje të rregullt të edicionit ta zhvillojë në Miami edhe pse edicionin e shkuar i dështoi plani pas kundërshtimit të Federatës së Futbollit të Spanjës.

Mediumet spanjolle kanë njoftuar të enjten se La Liga tashmë ka kërkuar nga Federata e Spanjës që ndeshja kampionale ndërmjet Villarrealit dhe Atletico Madridit, e paraparë për 6 dhjetor, të luhet në “Hard Rock Stadium” të Miamit. Si Villarreali ashtu edhe Atletico janë pajtuar të luajnë takimin kampional në SHBA, shkruan sot Koha Ditore.

Liga e Spanjës drejton nivelin e parë të futbollit spanjoll që njihet si La Liga, kurse federata spanjolle kontrollon rregulloret dhe orarin e ndeshjeve për ligat profesioniste dhe amatore në vend. La Liga këtë herë ka njoftuar se është konsultuar më gjatë dhe po shpreson të marrë përgjigje pozitive, pasi në janar të këtij viti nuk arriti të organizojë ndeshjen ndërmjet Barcelonës dhe Gironas në Miami.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme