La Liga kërkon që El Clasico e parë të zhvendoset në Bernabeu

Prishtinë | 16 Tet 2019 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Barcelona është planifikuar të presë Real Madridin të shtunën më 26 tetor në El Clasicon e parë të sezonit, megjithatë La Liga tani i ka bërë një kërkesë RFEF (Federatës Spanjolle të Futbollit) që të kalojë e ndeshjes në Santiago Bernabeu.

Protestat kanë shpërthyer në Barcelonë që nga gjykimi për disa të burgosur politikë në lidhje me çështjen e pavarësisë së Katalunasve.

Tek drejtuesit e La Ligas tani ka frikë se ndeshja nuk është e sigurt për t’u mbajtur në Camp Nou.

Burime të forcave lokale të sigurisë dhe Real Madridi thuhet se janë të shqetësuar se ata do të kapen në protesta.

Los Blancos kishte planifikuar të udhëtonte një ditë para ndeshjes dhe të flinte në Barcelonë në atë mbrëmje, megjithatë kishte frikë se protestuesit do t’i shihnin ata si një objektiv të mundshëm për t’i sulmuar.

Barcelona gjithashtu është ndikuar nga protestat me mbylljen e rrugëve dhe vonesat e aeroportit duke detyruar gjigantët katalunas të gjejnë rrugë alternative përpara udhëtimit të së shtunës në Eibar.

Në lidhje me vendimin për burgosjen e të burgosurve politikë, Blaugranët lëshuan ​​një deklaratë që tregon mbështetjen e tyre për individët.

Të ngjashme