La Liga konfirmon datën dhe orarin e El Clasicos së radhës mes Real Madridit dhe Barcelonës

Prishtinë | 18 Mar 2021 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

La Liga ka konfirmuar tashmë zyrtarisht datën dhe orarin për ndeshjen e dytë të sezonit 2020/21 mes Real Madridit dhe Barcelonës, ndeshje që njihet ndryshe si El Clasico.

Faqja zyrtare dhe drejtuesit e La Ligas kanë njoftuar tashmë datat dhe oraret për ndeshjet e javës së 29-të dhe 30-të.

El Clasico midis Los Blancos dhe Blaugranave është e vlefshme për javën e 30-të dhe do të zhvillohet të shtunën më 10 prill, në ora 21:00.

Image

Kjo ndeshje midis dy ekipeve më të suksesshme të Spanjës do të zhvillohet në Estadio Alfredo Di Stefano, pasi Los Blancos fitoi në Camp Nou më herët gjatë këtij sezoni.

Në ndeshjen e parë, golat e Federico Valverde, Sergio Ramos dhe Luka Modric siguruan tre pikët e Real Madridit, duke zhvlerësuar golin e Ansu Fatit.

Image
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme