La Liga konfirmon pesë raste pozitive me COVID-19

Prishtinë | 10 Maj 2020 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Pesë futbollistë në La Liga dhe në Segunda Division kanë rezultuar pozitiv me COVID-19

Koronavirusi vazhdon të shkaktojë probleme në Spanjë, ka infektuar edhe futbollistë.

La Liga ka konfirmuar zyrtarisht se janë zbuluar pesë raste me COVID-19 nga Liga e parë dhe e dytë, por insiston se ende nuk është në dijeni për identitetin e tyre.

Ata tani do të vet-izolohen për të paktën dy javë.

La Liga sqaron se “lojtarët e prekur duhet të qëndrojnë në shtëpi, duke u stërvitur individualisht, siç kanë bërë javët e fundit, duke ndjekur udhëzimet e klubit“.

Përveç kësaj, në ditët në vijim “ata do të bëjnë teste të reja, dhe pas dy rezultateve negative, ata do të jenë në gjendje të kthehen në stërvitje me grupin”.

Të ngjashme