La Liga po kthehet në një kampionat garues, kreu i renditjes e dëshmon këtë gjë

Prishtinë | 04 Nën 2021 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Në një epokë tjetër, vendi i parë në LaLiga mbahej ekskluzivisht nga tri skuadra: Barcelona, ​​Real Madrid dhe Atlético e Madridit.

Të vetmet skuadra që kanë fituar një titull lige në dekadën e fundit e kanë monopolizuar atë vend për gati katër vjet, nga tetori 2011 deri në gusht 2015. Por ky dominim absolut gradualisht u zbeh sezonin e kaluar.

Gjatë 2020/2021 në Spanjë kishte shtatë liderë të ndryshëm në 38 javë kampionat, nga të cilët Barcelona, Reali dhe Atletico ishin në krye të tabelës në më pak javë krahasuar me dhjetë vitet e fundit: 27 nga 38 në total.

Kësaj tendence po i jep vazhdimësi kryesuesi aktual, Real Sociedadi, që në 12 javë të zhvilluara deri tani ka kryesuar në 5 prej tyre, pra thuajse në gjysmën e javëve.

Në dy dekada, vetëm 15 klube kanë arritur t’u marrin kryesimin gjigantëve spanjollë (Barça, Real e Atletico) qoftë për një javë.

Të ngjashme