La Liga refuzon shitjen e Neymarit te PSG-ja

Prishtinë | 03 Gus 2017 | 13:55 | Nga

La Liga spanjolle raportohet se në mëngjesin e të enjtes ka refuzuar një tentim të PSG-së dhe Neymarit për të paguar për klauzolën e brazilianit te Barcelona.

Pesë avokatë të futbollistit ishin në aeroportin e Madridit në afërsi të zyrave të La Ligas, por janë kthyer prapa vetëm pas 15 minutave.

La Liga edhe më parë kishte thënë se nuk do të pranojë shifrën sepse ka dyshime që ky transferim bie ndesh me rregullat e Fair Playt Financiar të UEFA-s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme