Lacazette largohet nga Arsenali, bëhet me klub të ri

Prishtinë | 09 Qer 2022 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Alexandre Lacazette është larguar përfundimisht nga Arsenali.

Sulmuesi francez i dha fund eksperiencës angleze për t’u rikthyer në atdhe.

31 vjeçari është rikthyer sot në Olympique Lyon, aty ku kishte luajtur para se të përfundonte në “Emirates Stadium”.

Përfaqësuesi francez rikthehet kështu në futbollin francez pas pesë vjetësh, shkruan “Gazeta Express”.

Sulmuesi i rrezikshëm ka nënshkrur kontratë trevjeçare me gjigantin e futbollit francez.

Atij i skadoi kontrata me Arsenalin dhe palët nuk u shprehën të interesuar për ta vazhduar bashkëpunimin.

Spekulohej se Lacazette mund të përfundonte në La Liga, por në fund ai e zgjodhi klubin e tij të zemrës.

Ai e pati një eksperiencë me formë të luhatshme në Arsenal, por një kohë e përbënte një dyshe të frikshme në sulm me Pierre-Emerick Aubameyang. 

Të ngjashme