Lacazette në radarin e gjigantit spanjoll

Prishtinë | 19 Jan 2020 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette është një nga synimet e Atletico Madridit, në rast se dështon ta transferojë yllin e PSG-së, Edinson Cavanin, raporton Mundo Deportivo.

Los Rojiblancos gjithashtu po e konsiderojnë edhe transferimin e Paco Alcacerit nga Dortmundit, me 26 vjeçarin që po e do kthimin në La Liga, transmeton Koha.net.

Cavani mbetet synimi kryesor për skuadrën e Simeones, por tashmë PSG-ja ka refuzuar ofertën e parë prej 10 milionë euro.

Të ngjashme