Lacazette nuk vazhdon me Arsenalin

Prishtinë | 08 Mar 2021 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Alexandre Lacazette mund të largohet nga Arsenali në verë. Sulmuesi francez nuk ka nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës, e cila i skadon në qershor të këtij viti.

Mediat angleze kanë raportuar të hënën se sulmuesi dëshiron të provojë një aventurë të re në ndonjë ligë tjetër.

Për 29-vjeçarin interesim kanë shprehur dy skuadrat italiane Juventusi dhe Roma.

Lacazette këtë sezon me “Topçinjtë” në të gjitha garat ka shënuar 11 gola dhe tri asistime.

Të ngjashme