Lacazette për teste mjekësore tek Arsenali

Prishtinë | 04 Kor 2017 | 15:32 | Nga

Sulmuesi i Lyonit, Alexandre Lacazette raportohet se ka arritur në qendrën stërvitore të Arsenalit për të kryer testet mjekësore, para se të nënshkruajë kontratën pesëvjeçare shkruan koha.net.

Francezi pritet të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit pasi është pajtuar të paguajë rreth 55 milionë euro për të.

Lacazette gjatë karrierës së tij te Lyoni ka realizuar 129 gola në 275 paraqitje në të gjitha garat. Ai do të jetë transferimi i dytë tek Arsenali këtë verë, pas Senad Kollashinacit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme