Lajm i gëzueshëm për Real Madridin para sfidës kundër Bayern Munichut

Prishtinë | 29 Pri 2018 | 14:51 | Nga

Zinedine Zidane ka marrë një lajm shumë të mirë para ndeshjes së kthimit gjysmëfinale kundër Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.

Kjo për faktin se Nacho Fernandez dhe Isco Alarcon i janë bashkuar grupit në seancën stërvitore të Real Madridit të dielën në Valdebebas, raporton e përditshmja spanjolle “Marca”.

Nacho rikthehet një muaj pas lëndimi që e pësoi kundër Las Palmas, dërisa Isco pas përdredhjeje që i ndodhi në kraharor në takimin e parë gjysmëfinal të mërkurën e kaluar në Munich.

Në seancën e së dielës u përfshinë të gjithë lojtarët që pritet të startojnë të martën, përveç Casemiros, i cili luajti të shtunën mbrëma kundër Leganes.

Mungesa e vetme në këtë seancë ishte Dani Carvajal, i cili po vazhdon riaftësimin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme